“SË BASHKU DERI NË PËRJETËSI”/ Surpriza e boss-it të medias për bashkëshorten, në 30 vjetor (Foto+VIDEO) – AlpeGossip
“SË BASHKU DERI NË PËRJETËSI”/ Surpriza e boss-it të medias për bashkëshorten, në 30 vjetor (Foto+VIDEO)

“SË BASHKU DERI NË PËRJETËSI”/ Surpriza e boss-it të medias për bashkëshorten, në 30 vjetor (Foto+VIDEO)

Ai që u nis si një udhëtim i zakonshëm pune, përfundoi në një nga suprizat e bukura, gjë gjithësecila prej femrave, do të dëshironte nga bashkëshorti i saj.

Ylli Ndroqi botuesi i njohur shqiptar, Presidenti i “Yldon Media Group” vetëm pasi u nis për në Helsinki, i zbuloi bashkëshortes së tij Mimoza, suprizën e madhe: Do ta festonin 30 vjetorin e dashurisë së tyre, në “çatinë e botës”.

Finlanda dhe kryeqyteti i saj i njohur, ka qenë destinacioni për të jetësuar historinë e tyre të veçantë, që lindi në 10 shtatorin e 1989. Një familje mediatike si ajo e çiftit Ndroqi, nuk kishte si të mos e jetësonte këtë përvjetor të shënuar, edhe me një produkt televiziv.

Në një video të realizuar me profesionalizëm, ishin rikthyer në pak minuta, të gjitha momentet më pikante të një jete që siç theksohej edhe në titrat e saj shoqëruese, plot sakrifica, sfida dhe arritje.

Botuesi i njohur kishte rezervuar dedikime prekëse për bashkëshorten, duke shkruar mes tw tjerave edhe: “sëbashku deri në përjetësi”!

Pak ditë më parë z. Ndroqi ka prezantuar ndryshimet e mëdha që pritet të pësojnë këtë sezon të ri, mediat e “Yldon Group”.

“Ora” tashmë është një televizion i konsoliduar në tregun mediatik shqiptar. Menduam me gjithë bordin drejtues që televizioni “Ora” të kthehet në një televizion gjeneralist dhe “Channel One” të kalojë në një televizion news, që do të thotë “Ora” dhe “Ora News”.

Më vonë do të kemi një televizon tjetër që do t’u bashkangjitet, “Ora Junior”, ka premtuar ai. Alpenews.al