“SIKUR TË ISHE ME NE”/ Vesa Luma prek me dedikimin që i bën të atit të ndjerë: Nuk e di kush e ka shpikur… – AlpeGossip
“SIKUR TË ISHE ME NE”/ Vesa Luma prek me dedikimin që i bën të atit të ndjerë: Nuk e di kush e ka shpikur…

“SIKUR TË ISHE ME NE”/ Vesa Luma prek me dedikimin që i bën të atit të ndjerë: Nuk e di kush e ka shpikur…

Shumë vite më parë, Vesa Luma, humbi babanë e saj. Herë pas here ajo e kujton të atin përmes postimeve në rrjete sociale, për të shprehur mallin e madh që ndjen për të atin. Sot ajo ka ndarë në rrjete sociale një nga performancat e saj më të ndjera, teksa ka kënduar në televizion këngën “Sa Mall” që ja ka dedikuar babait.

“Sikur të ishe me ne… të shihje nipat e mbesat që po rriten shpejt dhe që nuk patën fatin të takojnë gjyshin e tyre. Nuk e di kush e ka shpikur fjalinë koha shëron plagët, por nuk ka lidhje me realitetin. Na mungon Babi”, shkruan Vesa shoqëruar me figurën e një zemre dhe një fytyre të mërzitur.

Rreth 4 vite më parë, në bashkëpunim me partnerin e saj, Big Basta, Vesa realizoi këngën “Sa mall”, një baladë prekëse si kujtim për figurën e të atit. Këtë këngë ajo e publikoi për ditëlindjen e të atit, i cili aoskohe kishte disa vite që kishte ndërruar jetë.

“Prej momentit kur u ndave nga ne fizikisht, e as sot, nuk arrita përmes fjalëve të shprehi atë që ndjej..por fatmirësisht me kulturën e edukatën që ti dhe Nana na e keni mësuar, unë sot rrethohem nga njerëzit më të mirë në botë, që më ndihmuan që përmes këtij projekti muzikor për herë të parë të ndajë ndjenjat e mija”, shkroi Vesa 4 vite më parë pas publikimit të këngës.