Nga një moderatore në modele e tani një businesswoman, Aurela Hoxha ka qenë dhe është një nga personazhet më të përfolura të showbiz-it shqiptar. Pasi ka provuar eksperienca të ndryshme duket se tashmë Aurela e ka vendosur çfarë do me të vërtetë të bëjë.
Ajo ka nisur një biznes të vetin, kryefjala e të cilit janë bikinit dhe të brendshmet. Së fundmi ajo ka paralajmëruar promovimin e linjës së saj të re dhe mesa duket deri tani çdo gjë po i shkon ashtu si ajo dëshiron.
Bukuroshja është prej vitesh pjesë e ekranit tonë dhe gjithnjë ka qenë shumë e komentuar për pamjen e saj të jashtme. Aktive gjithmonë në Instagram, Aurela poston vazhdimisht foto ku duket pamja e saj e kuruar dhe e bukur. Linjat perfekte dhe tiparet në kombinim me njëra-tjetrën e kanë bërë bukuroshen të tërheqi shumë komente pozitive.
Por, pavarësisht se si duket tani, të gjithë e dimë se Aurela më parë nuk është dukur kështu. Duke krahasuar bukuroshen me disa foto të viteve më parë mund lehtësisht të kuptojmë se Aurela ka ndërhyrë në paraqitjen e saj me anë të disa operacioneve plastike.
Me anë të këtyre fotove mund të dallojmë se Aurela ka ndërhyrë në buzë, hundë dhe mollëza.

Pavarisht ndryshimit në pamje, ajo që ka rëndësi është se ambicia dhe dëshira e saj për të qenë e suksesshme e kanë shoqëruar gjithmonë dhe mesa duket po ia del dita ditës!
/AlpeGossip.al

















