“KAM PAK PROBLEME ME…”/ Pasi u shfaq e transformuar në fizik, këngëtarja tregon sekretin (FOTO) – AlpeGossip
“KAM PAK PROBLEME ME…”/ Pasi u shfaq e transformuar në fizik, këngëtarja tregon sekretin (FOTO)

“KAM PAK PROBLEME ME…”/ Pasi u shfaq e transformuar në fizik, këngëtarja tregon sekretin (FOTO)

Fifi ka publikuar një foto disa ditë më parë, ku shfaqej ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim zakonisht. Ajo dukej se kishte humbur shumë kilogramë, aq shumë saqë ishte e pamundur të mos vihej re ndryshimi në peshën e saj.

Madje, disa prej komentuesve pyesnin a ishte Fifi në foto. Të shumta kanë qenë edhe pyetjet e kuriozëve që dëshironin të dinin si ia doli ajo të arrinte në këtë rezultat në një kohë të shkurtër.

Fifi u është përgjigjur ndjekësve nëpërmjet një videoje në Instagram, ku theksoi se nuk e kishte marrë vendimin për t’u dobësuar prej fjalëve të njerëve, por sepse kishte probleme shëndetësore.

“Kam futur balonën e gastritit demek për t’u dobësuar. Nuk vendosa të dobësohem se njerëzit më kanë thënë që të dobësohem. Përkundrazi, kur më kanë thënë njerëzit dobësohu, unë i kam shtuar dhe 20 kile. E mora këtë vendim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës. Është dashur të gjej një zgjidhje pakëz më të shpejtë, meqë jam çik përtace dhe nuk i kam shumë qejf palestrat. Gjithsesi, kam filluar pak me ushtrime fizike”, -ka thënë ajo.

Ndërsa ne na duhet të themi se duket për mbrekulli!