PREJ 2 VITESH BASHKË/ Sin Boy i bën Rinës për përvjetor dhuratën që jo të gjithë e bëjnë dot (FOTO) – AlpeGossip
PREJ 2 VITESH BASHKË/ Sin Boy i bën Rinës për përvjetor dhuratën që jo të gjithë e bëjnë dot (FOTO)

PREJ 2 VITESH BASHKË/ Sin Boy i bën Rinës për përvjetor dhuratën që jo të gjithë e bëjnë dot (FOTO)

Rina Balaj dhe Sin Boy tashmë janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer e më të komentuar të showbizit. Ata prej dy vitesh janë bashkë e sot festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre.

Në këtë ditë të veçantë Sin Boy i ka bërë Rinës një dhuratë speciale, që jo të gjithë do mund ta bënin. Nuk bëhet fjalë për diçka materiale, por për një këngë që mban titullin “Rina Sagapo të dua”.

“Dhurata më e mirë, jam e jotja përgjithmonë”, shkruan Rina në postimin ku tregon këngën e re të partnerit.

Në disa postime të tjera këngëtarja ka publikuar disa momente me Sin Boy duke i shprehur dashurinë publikisht.