TEKSA BORA NDODHET ME PUSHIME/ Donald Veshaj merr dhuratën e veçantë që lidhet me të – AlpeGossip
TEKSA BORA NDODHET ME PUSHIME/ Donald Veshaj merr dhuratën e veçantë që lidhet me të

TEKSA BORA NDODHET ME PUSHIME/ Donald Veshaj merr dhuratën e veçantë që lidhet me të

“100 vitrinat”e historisë së Donald Veshajt dhe Bora Zemanit duket se nuk do të kenë një fund.

Teksa moderatorja po shijon pushimet në Turqi, larg Donaldit, këtij të fundit i kanë mbërritur disa dhurata në zyrën e punës. Me anë të një videoje në Instagram, aktori i humorit ka treguar disa pako me dhurata të ardhura nga fansat.

“Okay, dhurata të tjera nga fansat. Sa të lezeçshëm që jeni. Unë kam fansat më të zjarrtë në botë,”-dëgjohet të thotë Donaldi në video.

Por, çfarë bëri më shumë përshtypje ishte një detaj në njërën nga pakot e dhuratave. Numri pesë, i cili përkon me datën e lidhjes se Donaldit me Borën. Madje këtë numër, aktori e ka gdhendur edhe në trupin e tij.

VIDEOJu kujtojmë që së fundmi, Romeo Veshaj, “i ka vënë vulën” çështjes në të përfolur në rrjet. Vëllai i Donaldit ka ripostuar në Instagramin e tij një video të një fan page të dyshes Bora -Donald, ku duket një fanse e tij duke kënduar këngën më të re të aktorit. Ky veprim ka nxitur reagimet e ndjekësve, duke e konsideruar si një “konfirmim” për ribashkimin e Donaldit dhe Borës