"I URREJ NJERËZIT E SHËMTUAR"/ Modelja shqiptare "shokon" me deklaratën e saj (VIDEO) - AlpeGossip
“I URREJ NJERËZIT E SHËMTUAR”/ Modelja shqiptare “shokon” me deklaratën e saj (VIDEO)

“I URREJ NJERËZIT E SHËMTUAR”/ Modelja shqiptare “shokon” me deklaratën e saj (VIDEO)

Një deklaratë e dhënë nga modelja e blogerja e famshme shqiptare Aurela Hoxha, ka shokuar e po aq edhe na ka çuditur me një deklaratë të sajën në Top Channel.

E ftuar në emisionin “Pop Culture – Flakë Fare”, ajo ka dhënë përgjigje në plot pyetje drejtuar asaj.

“I gjykon njerëzit nga pamja e jashtme”, e ka pyetur Kelvi Kadilli modelen.

“Realisht po. Do doja të thoja jo por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar. Mami ma thotë gjithmonë se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më tregon që në klasë të parë, kishte një zotëri të shëmtuar që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën sepse kisha frikë ta shihja”, ka thënë Aurela.

“Unë kam fobi njerëzit e shëmtuar”, ka thënë në anën tjetër Kadilli, duke iu bashkëngjitur deklaratës së Hoxhës.