ANULOI KONCERTIN/ Xhensila na sqaron se çfarë i ndodhi (FOTO) – AlpeGossip
ANULOI KONCERTIN/ Xhensila na sqaron se çfarë i ndodhi (FOTO)

ANULOI KONCERTIN/ Xhensila na sqaron se çfarë i ndodhi (FOTO)

Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të mira dhe më të dashura të estradës sonë. Artistja është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, duke na treguar shumë nga përditshmëria e saj. Këngëtarja e njohur ka patur koncerte të shumta gjatë sezonit veror, të cilat vijojnë ende.

Ditën e djeshme Xhensila do të ishte në një prej koncerteve të saj jashtë vendit, dhe mesa duket të gjithë fansat e saj po prisnin me padurim. Por një e papritur ka ndodhur dhe artistja ka zbuluar se nuk do të ishte e pranishme.Duke i kërkuar falje fansave për mosprezencën e saj atje, Xhensila ka postuar një foto në instagram ku zbulon arsyen.


“U kërkoj ndjesë të gjithëve që në pamundësi për të qënë sonte pranë jush për shkak të problemit të vizës së punës, ju premtoj që shumë shpejt do jemi në një datë tjetër shumë të afërt bashkë. Me shumë keqardhje dhe dashuri Xhensila”. Kjo ka qenë fjala e saj në postimin e fundit nga ku me siguri ka zhgënyer shumë fansa.