Aktori i humorit Olsi Bylyku, ose siç e njohim të gjithë ‘Kimikati’ me emrin e rolit të tij, do të largohet nga emisioni ‘Portokalli’.
Lajmi është konfirmuar nga burime pranë emisionit ‘“Chaud Patate” në ‘NRG radio’, sipas të cilave thuhet se ka qenë vetë aktori i cili u ka komunikuar drejtuesve të programit vendimin e largimit.
Ende nuk dihen arsyet e vërteta se përse Olsi e ka marrë një vendim të tillë, por me siguri batutat dhe humori i tij do i mungojnë shumë publikut që ishte mësuar ta shihte në ekran çdo të dielë mbrëma.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim sezonin e ri televiziv, për të kuptuar në qoftë se aktori do ti bashkohet ndonjë formati tjetër ose jo