SA DJEM ROMANTIKË/ Vëllai i Alban Skënderajt i kushton këngë bashkëshortes (FOTO) – AlpeGossip
SA DJEM ROMANTIKË/ Vëllai i Alban Skënderajt i kushton këngë bashkëshortes (FOTO)

SA DJEM ROMANTIKË/ Vëllai i Alban Skënderajt i kushton këngë bashkëshortes (FOTO)

Alban Skënderaj i ka kushtuar shumë këngë dashurie bashkëshortes së tij, Miriam Canit e me këto këngë ka fituar dashurinë e të gjithë publikut. Mirëpo po kaq romantik qenka edhe vëllai i tij, Arbri.

Arbri ka publikuar sot këngën e tij të re me titull “Hawaii” që ia kushton bashkëshortes së tij. Kënga është në italisht dhe e kompozuar nga vëllai i Albanit.

“Kjo kenge titullohet Hawaii dhe eshte kenga e dyte e vellait tim Arber Skenderaj. Serish ne italisht dhe serish e kompozuar dhe shkruar dhe realizuar nga vete ai. Nje kenge e embel qe i ka te gjitha nga pak, moderne dhe klasike si dhe nje dedikim i sinqerte si dhurate per bashkeshorten e tij ne diten e datelindjes se saj. Jam krenar per ty si vella dhe si artist”, shkruan Albani në postimin e tij të fundit në Instagram.