RITA ORA E LIDHUR ME AKTORIN E NJOHUR? Më në fund njëri prej tyre përgjigjet – AlpeGossip
RITA ORA E LIDHUR ME AKTORIN E NJOHUR? Më në fund njëri prej tyre përgjigjet

RITA ORA E LIDHUR ME AKTORIN E NJOHUR? Më në fund njëri prej tyre përgjigjet

Prej fundjavës po përflitej se këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është në një lidhje me aktorin Eyal Booker.

Ky i fundit u bë i famshëm në “Love Island” dhe pas përfundimit të xhirimeve të “Celebs On The Ranch”, u shfaq sërish në Los Angeles gjatë këtij muaji.

Pas kthimit të tij në Britani, takimi i 23-vjeçarit me Rita Orën ngjalli dyhsime, por një burim hedh poshtë të gjitha zërat.

Të shtunën në mbrëmje, Rita dhe Booker u panë teksa po dilnin nga një lokal bashkë me mikun e saj Vas Morgan.

“Rita dhe Vas janë miq të ngushtë. Ajo dhe Eyali tashmë njihen prej kohësh dhe dihej që dyshja do të dilte edhe vetëm, pa praninë e askujt”, tha një burim për “The Sun”.

Nga ana tjetër, i kontaktuar nga “Daily Mail” një përfaqësues i Eyal këmbënguli se ata nuk janë në një romancë bashkë.

Kohët e fundit këngëtarja tregoi se është ndarë nga ish-i dashuri i saj Andrew Watt.