E THA MË NË FUND/ Zbulohet emisioni i ri i Bora Zemanit (FOTO) – AlpeGossip
E THA MË NË FUND/ Zbulohet emisioni i ri i Bora Zemanit (FOTO)

E THA MË NË FUND/ Zbulohet emisioni i ri i Bora Zemanit (FOTO)

Bora Zemani mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe ndër më të komentuarat në media, për jetën private, por edhe atë profesionale.

Së fundmi Bora ishte prezantuese e “Kënga Magjike” krah Ardit Gjebreas dhe Klaudia Pepas.

Mirëpo shumë shpejt, moderatorja do vijë me një emision të vetin në TV Klan.

Këtë e ka zbuluar vetë Bora në një intervistë për “Revista Class” ku është shprehur se emisioni do të jetë argëtues.

“Janë disa projekte, në fakt, në lidhje me televizionin, por edhe jashtë tij. Më i afërti do të jetë sërish në familjen e madhe të Klanit. Bëhet fjalë për një emision të ri, argëtues. Jam vërtet entuziaste edhe për këtë sfidë të re dhe mezi po e pres. Do të shihemi shumë shpejt”, është shprehur Bora.