PËRLOTET ISH-PARTNERJA E STINES/ Flet për herë të parë për ndarjen e vështirë (FOTO) – AlpeGossip
PËRLOTET ISH-PARTNERJA E STINES/ Flet për herë të parë për ndarjen e vështirë (FOTO)

PËRLOTET ISH-PARTNERJA E STINES/ Flet për herë të parë për ndarjen e vështirë (FOTO)

Muajin e kaluar bëri bujë lajmi i ndarjes së Stines nga partnerja e tij, Graciela me të cilën ka një vajzë. Ishte Stine ai që dha lajmin e ndarjes me një postim në Instagram ku falenderonte Gracielën për çdo moment të bukur që kanë kaluar dhe bënte të ditur se ndarja erdhi për shkak se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

“Edhe pse fundvit, gjej lartesine shpirterore per te falenderuar cdo moment te bukur dhe te veshtire te kaluar sebashku! Kam bindjen e plote se do funksiojme me mire pa njeri tjetrin!

E kemi patur fatin dhe mundesine me mijera here per te kaluar barrierat e jetes, por ndonjehere gjerat nuk shkojne ashtu sic ne i mendojme! Keshtu qe nuk mbetet tjeter , vecse te te uroj cdo te mire te mundshme tani e tutje!”, shkruante Stine.

Në një intervistë për “Dasara show”, Graciela ka folur për herë të parë për ndarjen nga Stine, ndarje e cila siç duket ka qenë e vështirë pasi ajo është përlotur.

Graciela është shprehur se pavarësisht ndarjes ajo dhe Stine nuk janë armiq, përkundrazi ruajnë një marrëdhënie të mirë pasi janë prindër.

Graciela është gjithashtu këngëtare dhe gjatë intervistës ka thënë se së shpejti do të publikojë këngë të reja të punuara nga Stine.

Kujtojmë që pak ditë para lajmit të ndarjes, Graciela erdhi në bashkëpunim me motrën e Stines me këngën “Larg”.