Provoni pozën e maces, garanton kulmimin më të fuqishëm edhe të mashkullit edhe të femrës - AlpeGossip
Provoni pozën e maces, garanton kulmimin më të fuqishëm edhe të mashkullit edhe të femrës

Provoni pozën e maces, garanton kulmimin më të fuqishëm edhe të mashkullit edhe të femrës

Edhe pse mbase te ne nuk është temë tabu, orgazma femërore edhe sot e kësaj dite konsiderohet mister.
Jo vetëm për meshkujt, por edhe për femrat, të cilat trupin e tyre nuk e njohin mjaftueshëm dhe nuk dinë se çfarë i kënaqë në seks saqë lehtë i çon deri në kulmim.

Për të zgjidhur sa më lehtë problemin e pakënaqësisë seksuale, seksologët kanë shpikur pozën e re! – transmeton Telegrafi.
Fjala është për pozën e maces, e cila paraqet variantin e pozës misionare dhe është e shkëlqyeshme për stimulim të klitorisit.

Seksi fillohet në pozën misionare, në mënyrë që më lehtë të arrihet penetrimi, ashtu që mashkulli pas kësaj poze nuk qëndron i mbështetur në duar.
Lehtë lëshohet në drejtim të femrës, duke e kaluar peshën e vet në bërryla dhe në gjunjë.
Qëllimi është që të jeni sa më të ngjitur njëri për tjetrin në mënyrë që organi i tij mashkullor të stimulojë klitorisin.

Te kjo pozë është gjë shumë e rëndësishme që të përcaktoni presionin dhe afërsinë e saktë, assesi nuk është e dedikuar për lëvizje të vrazhda dhe të shpejta.
Për të qenë stimulimi sa më i fuqishëm, këshillohet që femra të ngre kofshët në drejtim të stomakut.
Poza është ideale për seks të gjatë, sepse ngadalë çon deri në orgazëm, mirëpo seksi është shumë intensiv, posaçërisht për femrën.