Deri më sot nuk paskemi ditur gjë rreth seksit! Epo le ti mësojmë… – AlpeGossip
Deri më sot nuk paskemi ditur gjë rreth seksit! Epo le ti mësojmë…

Deri më sot nuk paskemi ditur gjë rreth seksit! Epo le ti mësojmë…

Ekzistojnë shumë mite rreth seksit. Disa janë aq pa sens sa çuditemi se si i kemi besuar deri më tani. Ama po ju themi se nga sot e tutje, këto mite rreth seksit nuk duhet më ti besoni më:

Sa më i madh penisi aq më i mirë seksi

Mirë, kjo është hera e disatë që po jua themi. Madhësia e penisit nuk është përcaktuese e një seksi të mirë. Duhet ta kuptoni që e rëndësishme është mënyra dhe jo mjeti.

Burrat mendojnë për seks çdo shtatë sekonda

E keni besuar ndonjëherë këtë? Sipas një studimi burrat mendojnë për seksin rreth 7- 8 herë në ditë.

Gratë janë më pak të interesuara rreth seksit

Në fakt jo. Gratë janë po aq sa meshkujt të interesuara rreth seksit. Sipas një studimi 58% e grave nuk bëjnë aq shumë seks sa do të kishin dashur të bënin.

Seksi është aktiviteti më i mirë fizik

Është e vërtetë që gjatë aktit seksual digjen kalori, por kjo nuk e bën seksin aktivitetin më të mirë fizik. Gjatë 30 minutave seks një person arrin të djegë nga 85 deri në 150 kalori, por kjo ndodh vetëm në rastet kur seksi është tejet akrobatik.

Meshkujt arrijnë pjekurinë seksuale më shpejt se femrat

Në fakt kjo nuk mund të përcaktohet, pasi gjithçka varet nga individi.

Seksi në rini është më i mirë

As kjo nuk është e vërtetë. Pjesa më e madhe e njerëzve arrijnë të ndjejnë kënaqësi më të madhe gjatë seksit pasi kan kaluar të 45-tat.