NGA BEYONCE TEK JENNIFER LOPEZ/ Zbuloni sa paguhen emrat e njohur botëror për festa private – AlpeGossip
NGA BEYONCE TEK JENNIFER LOPEZ/ Zbuloni sa paguhen emrat e njohur botëror për festa private

NGA BEYONCE TEK JENNIFER LOPEZ/ Zbuloni sa paguhen emrat e njohur botëror për festa private

Pak kohë më parë lajmi që Beyonce ishte e ftuar në një ceremoni martesore për të kënduar, bëri bujë, madje duke marrë edhe nota humori. Mirëpo pasi artistja shkëlqeu në dasmën e Isha Ambadi (vajza e një miliarderi Indian) të gjithë mund të kemi ngritur pyetjen “Sa paguhen artistët në festa private?”

Në fakt bëhet fjalë për shuma të ndryshme parashë, të cilat duhet thënë janë vështirë të përballueshme.

Në vend të parë rradhitet Jennifer Lopez e cila në organizimet private paguhet rreth 5 milionë dollar.

Beyonce – 3 ose 4 milionë dollar.

Ndërsa në shuma më modeste vijojnë Christina Aguilera, Mariah Carey dhe Jay Z të cilët paguhen 1 ose 1.5 milionë dollarë.

Ndërkohë grupi Rolling Stones vetëm një herë kanë thyer rekordin e tyre të pagesës në ceremonitë private, ku janë paguar plot 5 milionë dollar në një festë ditëlindjeje nga një miliarder në Teksas.

Pra nëse po mendoni që në festat tuaja të merrni një nga artistët e njohur botëror, tanimë e dini buxhetin që duhet të keni përpara se t’i kontaktoni.