‘Bloggerja’ Armina Mevlani njihet për udhëtimet e shpeshta jashtë vendit. Ajo kalon një pjesë të mirë të vitit jashtë Shqipërisë herë për angazhimet profesionale dhe herë për të pushuar.
Teksa në keto ditë festash pjesa më e madhe preferojnë të udhëtojnë për të pritur ndërrimin e viteve diku tjetër, Armina ka zgjedhur të qëndrojë pranë familjes së saj. Këtë e ka zbuluar vetë bloggerij nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’.
Fansat e kanë pyetur se ku do i festojë festat dhe ajo ka thënë se këtë vit ka zgjedhur Shqipërinë. Gjithashtu ata e kanë pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike dhe Armina ju ka treguar se nuk ka bërë asgjë në trupin dhe fytyrën e saj dhe i urren operacionet.