KUJDES ME MAKE UP-IN! Këto janë gabimet që padashje na plakin në fytyrë – AlpeGossip
KUJDES ME MAKE UP-IN! Këto janë gabimet që padashje na plakin në fytyrë

KUJDES ME MAKE UP-IN! Këto janë gabimet që padashje na plakin në fytyrë

Përdorimi i pudrës

Zakonisht pudrën e përdorim për që t’i japim dorën e fundit makeup-it, por ajo ka tendencë të nxjerrë më në pah vijat e fytyrës, duke na plakur. Nëse nuk hiqni dot dorë nga pudra, zgjidhni një të tejdukshme ose me minerale.

Kujdes me lapsin e syve! Sigurohuni të jetë ngjyrë kafë, jo i zi.

Lapsi i syve është një mjet i shkëlqyer për të zmadhuar paksa sytë, por e zeza mund të jetë shumë e fortë, prandaj zgjidhni tone më të buta të kafes. Kështu, nëse e aplikoni në vijën e poshtme të qerpikëve, nuk do të dukeni të ekzagjeruara. Gjithashtu shmangni një penel të trashë tek qepallat.

Ngjyra tek faqet

Ngjyra e duhur e të pudrës së faqeve (blush-it) i jep pamje rinore një fytyre të lodhur. Çelësi qëndron vetëm tek gjetja e nuancës së duhur. Grave me lëkurë të bardhë dhe mesatare i shkon ngjyra rozë dhe pjeshkë, ndërsa tek ato me lëkurë më të errët, duket mirë korali dhe e kuqja e hapur.

Gjeni fondatinën e duhur

Fondatina bën mrekullira tek çdo lëkurë, por duhet gjetur produkti i duhur dhe duhet përdorur sasia e duhur. Mos përdorni fondatinë mat dhe siurohuni të përdorni krem hidratues dhe primer para aplikimit.

Mbushni vetullat e rralla

Ngjyra e vetullave zbehet ndërsa plakemi, prandaj mbushja e tyre duhet të jetë pjesë e rutinës. Mbajini vetullat më formë dhe zgjidhni një laps ose një xhel 2 tone më zbehta se ngjyra juaj e vetullave.

Mos përdorni shumë korrektor poshtë syve

Ndërsa korrektori duket përgjigja e rrathëve të zinj poshtë syve dhe lufton pamjen e lodhur, nëse përdoret keq, mund t’ju bëjë të dukeni e plakur. Shumë makeup në zonën rreth syve nxjerr në pah rrudhat dhe vijat në zonat delikate. Përgatiteni lëkurën me krem sysh hidratues dhe përdorni pak produkt.

Mos harroni primer-in!

Primeri krijon një bazë, duke zbutur lëkurën dhe duke siguruar që makeup-i të qëndrojë pa lëvizur.

Mos e ekzagjeroni me lapsin e buzëve

Vija e theksuar te buzët është jo vetëm e dalë mode, por mund të drejtojë vëmendjen tek vijat e holla rreth buzëve. Zbuteni look-un me një laps buzësh me të njejtën ngjyrë si buzëkuqi.

Vendosni ngjyra tek buzët

Ndërkohë që vitet kalojmë, ne e humbasim pigmentin në buzë, duke e bërë kështu buzëkuqin shumë të domosdoshëm. Qëndroni larg çdo ngjyre metalike, me xixa ose shumë të errët e të rëndë.

Kujdes me ngjyrën e tonit të syve

Shamngni ngjyrat e zbardhura ose shumë të errëta të syve, pasi mund të sjellin vemendje për keq te sytë.

Burimi: Huffington Post