NË FORMËN E SAJ MË TË MIRË/ Arbana Osmani 6 javë pas lindjes i rikthehet sërish punës pas një pauze të gjatë (FOTO) – AlpeGossip
NË FORMËN E SAJ MË TË MIRË/ Arbana Osmani 6 javë pas lindjes i rikthehet sërish punës pas një pauze të gjatë (FOTO)

NË FORMËN E SAJ MË TË MIRË/ Arbana Osmani 6 javë pas lindjes i rikthehet sërish punës pas një pauze të gjatë (FOTO)

Mund të kishte dashur të shijonte ditët në shtëpi me djalin e saj të vogël Diell, por Arbana Osmani është rikthyer në punë.

Ndonëse kanë kaluar vetëm 6 javë nga lindja e djalit të saj të dytë, ajo ka nisur punën në “Top Channel’ pasi në fillim të vitit të ri do të startojë programi ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Osmani ka ndarë një foto nga oborri i televizionit duke shkruar: “Kthim në punë”.

Ndryshe nga shumë gra e vajza që mungojnë deri në një vit nga puna, profesioni nuk ia lejon këtë gjë Arbanës. Dhe nuk është e vetmja. Ilva Tare apo Rudina Xhunga e kanë provuar studiot e lajmeve apo emisionet politike me fëmijë të sapolindur në shtepi. Por dhe Jonida Shehu apo Pranvera Borakaj.

Vetëm Rudina Magjistari pati luksin të bënte një vit shkëputje nga emisioni pasi u bë nënë me Mian. Megjithatë asnjëra nuk është ankuar, as për orët pa gjumë e as për vështirësitë. Mesa duket dashuria e atyre që i ndjekin nga ekrani i kompenson të gjitha.