“E KAP NË FAQE DHE…”/ VIDEO e Shakirës dhe ish-vjehrrës së saj duke ‘keqtrajtuar’ këngëtaren po bën xhiron e rrjetit – AlpeGossip
“E KAP NË FAQE DHE…”/ VIDEO e Shakirës dhe ish-vjehrrës së saj duke ‘keqtrajtuar’ këngëtaren po bën xhiron e rrjetit

“E KAP NË FAQE DHE…”/ VIDEO e Shakirës dhe ish-vjehrrës së saj duke ‘keqtrajtuar’ këngëtaren po bën xhiron e rrjetit

Ndarja mes Shakirës dhe Gerard Piques vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas këtyre muajve. Së fundmi janë zbuluar disa detaje të cilat tregojnë se çfarë po ndodhte realisht brenda marrëdhënies së tyre.

Në rrjetet sociale është bërë virale një video e vjetër në të cilën shihet nëna e ish-futbollistit duke bërë një gjest jo të hijshëm ndaj Shakirës, veprim i cili ka ngjallur reagime të ashpra nga fansat e artistes.

Ndonëse prej kohësh flitej se marrëdhënia e këngëtares së hitit ” Monotonisë ” me vjehrrën e saj ishte shumë e mirë, videoja e publikuar nuk tregon të njëjtën gjë.

 

Në video shihet se të dyja po flisnin pranë Piques dhe në një moment të bisedës, ish-vjehrra i shtrëngon Shakirës faqen e majtë dhe më pas i bën me shenjë që të heshtë.

Reagimi i Shakirës nuk mund të shihet pasi ajo ishte kthyer me shpinë nga kamera që regjistroi ngjarjen, por nuk dukej si një bisedë miqësore, pasi Monserrat Bernabeu bën gjeste me duar dhe fytyra e saj dukej shumë serioze. Ndërkohë, Pique as nuk i kushton rëndësi asaj që po ndodh dhe flet me dikë tjetër.

Kujtojmë se Shakira vendosi një manekin të një shtrige të zezë në tarracën e shtëpisë së saj në Barcelonë, e cila shikon drejtpërdrejt nga shtëpia e ish-vjehërrve të saj, një situatë që e ka shqetësuar shumë Montserrat Bernabeun.

Programi spanjoll Más Vale Tarde (MVT) raportoi se gazetari Marc Leirado Millan tregoi se nëna e Pique kishte folur edhe me një nga punonjëset e Shakira-s për ta kthyer shtrigën dhe të ndalonte së shikuari drejtpërdrejt në shtëpinë e saj.

Mediat theksuan se pavarësisht kësaj, këngëtarja ka vazhduar ta mbajë shtrigën në të njëjtin pozicion.