MOS E NEGLIZHONI/ Shkenca ju tregon ushqimin që ndihmon në pjellorinë e meshkujve – AlpeGossip
MOS E NEGLIZHONI/ Shkenca ju tregon ushqimin që ndihmon në pjellorinë e meshkujve

MOS E NEGLIZHONI/ Shkenca ju tregon ushqimin që ndihmon në pjellorinë e meshkujve

Gëzohuni, ju që e keni qejf gjalpin e bajames apo keni qejf që herë pas herë t’i konsumoni disa kokrra. Sipas një studimi të ri, sperma juaj gjithashtu po e dëshiron bajamen si pasojë e benefiteve që ajo shkakton.

Dieta të pasura me bajame prodhojnë një sasi më të lartë të spermës, të përbërë nga doza më të fuqishme, sugjeron një studim i ri nga “Njësia e të Ushqyerit të Njeriut” në Universitetin “Rovira i Virgili” në Spanjë. Hulumtuesit analizuan sasinë e spermës dhe cilësinë e saj tek një grup të rinjsh të shëndetshëm të moshës 18-35 vjeç gjatë 14 javëve dhe gjetën se ata që përfshinin 60g në ditë të bajameve, lajthive dhe arrave kishin një sasi më të lartë të spermës si dhe spermë të një cilësie më të lartë. Sidoqoftë, kjo nuk është dëshmi bindëse për të filluar futjen bajameve menjëherë në dietën tuaj. “Do të kemi nevojë për më shumë kërkime para se ndonjë ekspert të mund të thotë përfundimisht se çdo njeri duhet të konsumojë më shumë bajame për një riprodhim më të mirë” – janë shprehur studiuesit.

Megjithatë, studiuesit thonë se gjetjet “mbështesin një rol të dobishëm për konsum të kulluar të bajameve në cilësinë e spermës”, prandaj është një fillim premtues për ata që duan të kujdesen më tepër për këtë pjesë.

Ka shumë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në cilësinë e spermës tuaj, duke përfshirë pjesën tjetër të dietës tuaj (jo vetëm bajamet), shëndeti fizik, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, infeksioni, balancat hormonale, trajtimet, ilaçet. Nëse jeni i shqetësuar për sasinë e spermës, sigurohuni që jeni duke bërë gjërat që kanë të gjithë mbështetjen shkencore. Mos pini duhan, mos merrni drogë, mbani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe menaxhoni stresin. Vlen të shkoni tek një mjek nëse jeni i shqetësuar se spermatozoidi mund të mos i fortë ose nëse jeni duke u përpjekur të keni një fëmijë, pasi ata do të jenë në gjendje të kontrollojnë dhe t’ju bëjnë të ditur saktësisht se çfarë po ndodh. Por në qoftë se ju pëlqen të konsumoni disa bajame, kjo nuk do të dëmtojë.