Juristja që dashuron natyrën, ja çfarë nuk dini për bashkëshorten e Elvis Pupës – AlpeGossip
Juristja që dashuron natyrën, ja çfarë nuk dini për bashkëshorten e Elvis Pupës

Juristja që dashuron natyrën, ja çfarë nuk dini për bashkëshorten e Elvis Pupës

E martuar me aktor, angazhimi i saj kryesor është auditori dhe studentët, juriste në profesion, por dashuron natyrën dhe kryesisht peisazhet me gjelbërim. Kjo është Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit të humorit Elvis Pupa.

Belina ka ruajtur një profil të ulët publik, avarësisht se bashkëshorti i saj është një prej artistëve më të njohur në vend. Pas rikthimit nga Amerika, ndërkohë që aktori vazhdoi me angazhimet e tij artistike, Belina ju rikthye profesionit të juristes, por pa lënë pas dore pasionin dhe dashurinë për natyrën.

Në qoftë se i hidhni një sy llogarisë së saj në “Instagram”, ajo poston vazhdimisht foto në natyrë të cilat duken shumë relaksuese. Madje hera herës edhe në fermë, aty ku është fillesa e një bime.

Duhet të jetë sa interesante dhe e bukur të jetosh në një realitet me kaq shumë larmishmëri, ku gjërat që mbushin përditshmërinë tënde janë kaq të ndryshme nga njëra-tjetra.