A ËSHTË DIKUSH NË JETËN E ELHAIDA DANIT? Këngëtarja flet për herë të parë: Eshtë diçka shumë e shenjtë për mua – AlpeGossip
A ËSHTË DIKUSH NË JETËN E ELHAIDA DANIT? Këngëtarja flet për herë të parë: Eshtë diçka shumë e shenjtë për mua

A ËSHTË DIKUSH NË JETËN E ELHAIDA DANIT? Këngëtarja flet për herë të parë: Eshtë diçka shumë e shenjtë për mua

Elhaida Dani është padyshim një ndr këngëtaret më të talentuara në Shqipëri e cila arriti të njihet edhe jashtë kufijve të vendit. Ndonëse mund të dijmë gjëra për jetën e saj profesionale kur vjen puna tek ajo personale, Elhaida është shumë hermetike.

E ftuar së fundmi tek “Goca dhe gra”, artistja zbuloi se po realizon ëndrrën e saj më të madhe, një projekt shumë të shtrenjtë për të por nuk do ta zbulojë ende. Mirëpo ajo u ngacmua pak dhe nga vajzat në lidhje me jetën e saj sentimentale.

E pyetur nëse ka dikë në krahë, Elhaida as nuk e mohoi por edhe as nuk e pohoi. Këngëtarja u shpreh se momentalisht nuk dëshiron të flasë për ktë gjë pasi dëshiron që ta mbaj për vete. Ajo theksoi se është shumë supersticioze dhe shtoi se në momentin kur ajo të jetë e sigurt për gjënë e saj atëherë do e ndaj me të gjithë.

Pjesë nga biseda:

Elhaida: Kam nje projekt mjaft të madh që nuk dua ta bëj akoma publik por është diçka shumë e shenjtë për mua e kam pasur ëndër që kur isha e vogël…

Dalina: Dasmë?

Elhaida: Jojo nuk është dasmë akoma jo për momentin… nejse…

Fatma: Aty tek dasma the tre pika sepseka ngelur deri tek tre pikat apo nuj e ka akoma pikën e parë

Elhaida: Nuk e di nëse dua ta them këtë gjë, jam shumë hermetike tek kjo gjë. Jam shumë supersticioze dua ta mbaj…

Fatma: A ka ndodhur që diçka e bukur, e mirë të jetë prishur nga energjia e keqe ose ‘syri’?

Elhaida: Nuk di të them nëse është prishur nga energjia e keqe apo syri por di që gjëtat të cilat nuk ekzistojnë skoma… më saktë përse të ndaj diçka timen kur nuk jam e bindur 1000% diçka që do ndodhi. Thjeshtdua ta mbaj dicka private timem dhe ta ruaj derisa të jem e sigurt që dua ta ndaj me këdo sepse në këtë rast jam dhe një personazh publik dhe më duhet të jem e kujdesshme.