“BISHA IME E RE”/ Ermal Fejzullahu sapo na tregoi me këto FOTO dhuratën luksoze që i ka bërë vetes – AlpeGossip
“BISHA IME E RE”/ Ermal Fejzullahu sapo na tregoi me këto FOTO dhuratën luksoze që i ka bërë vetes

“BISHA IME E RE”/ Ermal Fejzullahu sapo na tregoi me këto FOTO dhuratën luksoze që i ka bërë vetes

Ermal Fejzullahu ka treguar shpesh se bën një jetë mjaft luksoze dhe në fakt është profesioni i tij që ja lejon këtë gjë. Ai është një ndër këngëtarët shqiptarë më të kërkuar e njëkohësisht më të paguar, ndaj ka arritur shumë gjatë karrierës së tij artistike.

Edhe pse jemi ende në pandemi dhe këngëtarët vazhdojnë të jenë në krizë, duket se Ermali nuk e ka ndjerë shumë këtë gjë. Madje së fundmi ai i ka bërë vetes dhuratë një makinë tepër luksoze. Ditën e sotme ai ka zbuluar përmes adresës së tij në Instagram se ka blerë një makinë “BMW X5” të modelit më të fundit.

Përshëndeteni bishën time të re”, ka shkruar Ermali përkrah fotove të makinës së tij.

Thuhet se makina e këngëtarit kap vlerën e 100 mijë eurove, duke qenë se është një nga modelet e fundit që është hedhur në treg.

Kujtojmë se disa ditë më parë u përfol se Ermali dhe bashkëshortja e tij, Ariana do të bëheshin prindër për herë të pestë. Dyshimet nisën për shkak të një fotografie që Ariana publikoi, ku barku dukej pak më i fryrë se zakonisht.

Mirëpo më pas “Prive” mësoi se Ariana nuk është në pritje të ëmbël, por ishte këndi i fotografisë që krijoi një iluzion optik për ndjekësit e saj. Ermali dhe Ariana nuk kanë plane për një fëmijë të pestë, sepse janë mjaftueshëm të lumtur me 3 vajzat dhe djalin, vetëm nëse e ardhmja rezervon ndonjë surpirzë të papritur për ta.