E ZBULOI SEKRETIN/ Armina Mevlani tregon diçka të papritur për ditën dasmës – AlpeGossip
E ZBULOI SEKRETIN/ Armina Mevlani tregon diçka të papritur për ditën dasmës

E ZBULOI SEKRETIN/ Armina Mevlani tregon diçka të papritur për ditën dasmës

Kohët e fundit, Armina Mevlani ka folur goxha për dasmën. Nisi me fustanin e Viviene Westwood, që asaj iu duk i denjë për ditën e saj të veçantë dhe vijoi me sfilatën e Class, ku Armina eci e fundit, me një krijim të sajin, në bashkëpunim me Livia Myftarin.

Sot u publikuan intervistat e realizuara pas shfaqjes dhe për fat të mirë, kamera e Prive nuk humbi shansin të pyeste Arminën për dasmën e saj.

“Po i paraprij dasmës,” tha ajo dhe më pas zbuloi se dasma, me shumë mundësi do të mbahet vitin tjetër. Datën, s’e ka vendosur ende.

Gazetari i Prive e pyeti nëse do të jetë i ftuar bashkë me kamerën e tij. Ai po, por kamera jo. Kështu që, mos prisni të shihni një mbulim të dasmës siç ka ndodhur më parë. Disave u pëlqen privatësia.