DO T’JU DUHEN/ 10 kostumet e Halloween-it më të kërkuar në Google – AlpeGossip
DO T’JU DUHEN/ 10 kostumet e Halloween-it më të kërkuar në Google

DO T’JU DUHEN/ 10 kostumet e Halloween-it më të kërkuar në Google

Halloween-i po afron dhe nëse nuk preferoni që për festën e frikshme të visheni me diçka rastësore, Google ju lehtëson punë. Përsa i përket kostumeve më të kërkuar për vitin 2019, lista vijon si më poshtë:

10. Njëbrirëshi për të gjitha ato që adhurojnë xixat, rozën dhe ngjyrat pastel.

9. Rikthim në vitet ’80 me ngjyrat neon, çorapet e gjata dhe flokët voluminozë.

8. Chucky nga “Child’s Play” sepse përcjell mjaftueshëm frikë.

7. Fortnite…habitemi si është vendosur në vendin e shtatë; prisnim më shumë nga loja e famshme.

6. Klloun rastësor, ose mund të frymëzoheni nga Joker.

5. Descendants, sepse jo pak njerëz parapëlqejnë Maleficent, Jafar apo Cruella de Vil.

4. Dinosaur, vetëm jo si Ross Geller te “Friends”.

3. Spiderman

2. Shtriga, sepse nuk del kurrë nga moda.

1. IT, sepse për momentin njerëzit nuk po gjejnë diçka më të frikshme se Pennywise.