Ditën e djeshme të gjithë janë mahnitur nga makina e re super luksoze që reperja Tayna i bëri dhuratë vetes. Ajo publikoi një foto ku shfaqej përkrahë një ‘Mercedes Class AMG Line 2019’ e cila i tërhoqi vëmendjen të gjitha mediave.
Mirëpo, të gjithë ishin kurioz të mësonin shumën marramendës që ka harxhuar Tayna për këtë makinë. Menaxheri i Taynës Rinori është kontaktuar së fundmi nga ‘Lajmi.net’ dhe ka folur rreth çmimit të Mercedesit.
Sipas tij makina i ka kushtuar këngëtares shqiptare plot 82 mijë euro duke qenë se është makinë e tipit të fundit.