E PARA ISHTE ANGELA MARTINI/ Njihni të gjitha vajzat shqiptare që pushtuan “Guess” pas saj – AlpeGossip
E PARA ISHTE ANGELA MARTINI/ Njihni të gjitha vajzat shqiptare që pushtuan “Guess” pas saj

E PARA ISHTE ANGELA MARTINI/ Njihni të gjitha vajzat shqiptare që pushtuan “Guess” pas saj

“Guess” duket se është fiksuar me vajzat shqiptare, aq sa tashmë një sërë prej tyresh janë kthyer në imazh të markës prestigjioze.

E para që tërhoqi këmbën e fatit edhe për bukuroshet e tjera shqiptare ishte modelja Angela Martini.

Kohë më vonë, ajo që shkëlqeu me paraqitjen e saj në sfilatat e firmës së famshme ishte modelja Oriola Marashi.

Rrugën e saj e kanë ndjekur me sukses modelet e tjera bukuroshe nga Megi Luka, Bernarda Islamaj, Franceska Rustemi, Amela Bazja dhe Cindy Marina.

“Guess”, është firmë amerikane e njohur në të gjithë botën për veshjet dhe aksesorët e saj, e cila u themelua në vitin 1981. Imazh i saj kanë qenë emra të mëdhenj të industrisë së modës, si Claudia Schiffer e cila ishte vetëm 19 vjeç kur për herë të parë pozoi për “Guess” e deri tek Adriana Lima. Një hap për t’u duartrokitur ky i vajzave tona!/ /