E akuzoi për foton HOT që kishte me partnerin/ Aulona Musta i përgjigjet në mënyrë të çuditshme fanses (FOTO) – AlpeGossip
E akuzoi për foton HOT që kishte me partnerin/ Aulona Musta i përgjigjet në mënyrë të çuditshme fanses (FOTO)

E akuzoi për foton HOT që kishte me partnerin/ Aulona Musta i përgjigjet në mënyrë të çuditshme fanses (FOTO)

Në shumë raste akuzohen për postimet që bëjnë, që për disa fansa nuk janë edhe aq etike, por ja që ka raste kur Vip-at e showbizz-it i kthehen fansave me një “ironi therëse”.

Teksa ka postuar në Instagram, një foto ku partneri e mban në ajër në një pozicion hot, Aulona Musta ka dashur të ironizojë të gjithë ata që paragjykojnë duke shkruar këtë mbishkrim: “Lat nam! Jeni dhe ju prindër!”.

Dhe si normalisht një komentuese nuk ka munguar me doza paragjykimi duke i shkruar Aulonës: “Çfarëdo që të postosh në instagramin tënd, gjatë kohës që je me pushime nëpër vendet më të bukura të botës, je totalisht Gabim. Kaq!”

Një koment ky që nuk i ka shpëtuar bukuroshes e cila ja ka kthyer me disa nota therëse ironie.

“Hahaha mua ma “çpifi” vetja ime po të them, sa më shumë postoj, aq më shumë e urrej veten, nuk e duroj dot fare”, shkruan Aulona në përgjigjen e saj.