Një ndër të ftuarit e emisionit Thumb me Aulonën dhe Fatmën ka qenë moderator dhe aktori i njohur Florian Agalliu.
Flori është një personazh mjaft i dashur dhe i sinqertë, nisur nga kjo ai e ka kaluar me mjaft sportivitet intervistën paksa thumbuese.
Gazetarja e ka pyetur nëse ai ka lënë aktrimin dhe është fokusuar në television, për arsyen se televizioni ka më shumë të ardhura dhe duket se kjo ka rezultuar e vërtetë.
“Teatri në Shqipëri të le të varfër nuk të jep mundësi jetese ekonomike të mbulon pjesën e pasionit, e dashuroj teatrin por në fund të muajit nuk ke shumë të ardhura të mbulosh faturat, shpenzimet kërkesat e fëmijës, kështu që televizionin e kam parë si një mundësi alternative për të mbuluar pjesën ekonomike”.-është shprehur Flori për mikrofonin e Thumb.










![“TË GJITHË ALUDOJNË PËR MARRËDHËNIEN E TYRE”/ Nora Istrefi flet të vërtetën për ndarjen e përfoulur nga Robert Berisha: Njeriu mendohet … [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/06/108eb221d3353901e533b758f3424502_L-400x224.jpg)


