NJË TJETËR ËNDËRR I REALIZOHET ALKETËS/ Vetë Ambra Angiolini e komplimenton në mënyrë të veçantë – AlpeGossip
NJË TJETËR ËNDËRR I REALIZOHET ALKETËS/ Vetë Ambra Angiolini e komplimenton në mënyrë të veçantë

NJË TJETËR ËNDËRR I REALIZOHET ALKETËS/ Vetë Ambra Angiolini e komplimenton në mënyrë të veçantë

Pjesëmarrja e Alketa Vejsiut si një nga prezantueset e këtij viti në Sanremo duket se do të vazhdojë të ketë jehonë. Mes qindra komenteve të këndvështrimeve të ndryshme – Alketa ka vendosur të ndajë në Story në Instagramin e saj, ndër më të preferuarat. Një nga komentet më speciale, padyshim, ka qenë ai i showgirl-it italian, Ambra Angiolini.

 

Komentit pozitiv të një ikone të viteve ‘90 si Ambra, Alketa ka vendosur t’ia kthejë me një copëz të një prej këngëve të saj më të njohura, T’Appartengo.

Për ta kuptuar saktë që komenti i Alketës është një copëz teksti e kësaj këngë, mund ta dëgjoni më poshtë:

 

Por përse kjo është një tjetër ëndërr për Alketën? Nëse jeni brezi që në vitet ‘90 keni kaluar adoleshencën (si Alketa) apo vitet e rritjes dhe televizioni italian iu shoqëronte çdo ditë, me siguri e kuptoni se çfarë do të thotë të të komentojë vetë Ambra Angiolini të cilën me siguri e kujtoni kështu, në emisionin ikonik “NON E’LA RAI”, i cili kur përfundoi ciklin e tij shkaktoi hidhërim të thellë tek publiku italian por edhe ai shqiptar.


Ndërkohë për ju që nuk keni shumë informacion, kush është Ambra Angiolini?

Në vitin 1992, në moshën 15 vjeçare, ajo mori pjesë në edicionin e dytë të Nonè la RAI. Ajo u largua nga spektakli në 1995 për të prezantuar më pas “Generazione X” në Italia 1. Ajo gjithashtu ka prezantuar emisione si “Super”, “Non dimenticate lo spazzolino da denti” dhe “Cominciamo bene pas” , si dhe “Stasera niente MTV” në MTV Italia.

Përsa i përket muzikës, albumi i saj i parë “T’appartengo” u botua në 1994 dhe ishte një sukses i menjëhershëm. Një vit më pas ajo regjistroi një version spanjoll, “Te pertenezco”, për tregun spanjoll dhe të Amerikës Latine. Albumi i dytë u botua në vitin 1996. Albumi i saj i tretë “Ritmo vitale” u botua në 1997 në Itali dhe një version spanjoll me titull “Ritmos vitales” u ndoq në 1998. Albumi i saj i fundit “InCanto” u botua në 1999 vetëm në Itali.

Ambra Angiolini tani është aktore; ajo fitoi Nastro d’Argento, David di Donatello për Aktoren Mbështetëse më të Mirë dhe është vlerësuar maksimalisht  për rolin e saj në Saturno Contro (2007).

Ndonëse ‘shkëlqimin’ e saj Ambra e pati në vitet ‘90 sërish mbetet një nga personazhet më të dashur italianë me një influencë të gjerë sidomos në Shqipëri.