NË QYTETIN E DASHURISË/ Capital T fotografohet i përqafuar me modelen shqiptare në Paris – AlpeGossip
NË QYTETIN E DASHURISË/ Capital T fotografohet i përqafuar me modelen shqiptare në Paris

NË QYTETIN E DASHURISË/ Capital T fotografohet i përqafuar me modelen shqiptare në Paris

Në çdo intervistë reperi i njohur Capital T, i pyetur rreth jetës private, është përgjigjur se nuk është në një lidhje. Mirëpo me foton e publikuar ditën e djeshme, fansat apo çdokush tjetër që e ndjek, nuk dinë se çfarë të mendojnë.

Reperi ka publikuar në Instagram një foto në Paris, kryeqyteti i dashurisë dhe nuk është vetëm. Ai po qëndron përballë kullës Eifel duke përqafuar një vajzë dhe në dorë mban një trëndafil të kuq.

Fytyra e vajzës nuk është e dukshme, megjithatë po përflitet se është modelja shqiptare, Kristin Elezaj. Ajo ka komentuar në foton e Capitalit një zemër që i ka bërë të gjithë të dyshojnë.

Gjithsesi ekziston mundësia që kjo të jetë thjesht një skenë nga videoklipi i tij i rradhës i xhiruar në Paris.