Ky fakt konfirmohet nga një studim italian, sipas së cilit ky efekt bëhet më i madh nëse krahas verës konsumohet edhe vaj ulliri.
Studimi u mbështet te dhjetë pacientë me probleme kronike në veshka përballë dhjetë personave të tjerë të shëndetshëm.
Atyre pacientëve, të cilët pinin zakonisht verë të kuqe, u është kërkua që ta zëvendësonin me të bardhën, por gjatë gjithë kohës nën monitorimin e mjekëve.
Për 15 ditë me radhë ata pinë verë të bardhë mesatarisht dy gota në ditë, të alternuar me konsumin e vajit të ullirit të cilësisë së mirë.
Një konsum i verës së bardhë dhe vajit të ullirit shkakton ulje të parametrave inflamatorë IL6 dhe PCR në masën 40 për qind në pesëmbëdhjetë ditë trajtim.