NDAHEN SHPATI DHE SELVIJA? Detajet që nxitën dyshimet për ndarjen e çiftit, prindër të një djali! Nga humbja e binjakut, tek zhvendosja në Tiranë – AlpeGossip
NDAHEN SHPATI DHE SELVIJA? Detajet që nxitën dyshimet për ndarjen e çiftit, prindër të një djali! Nga humbja e binjakut, tek zhvendosja në Tiranë

NDAHEN SHPATI DHE SELVIJA? Detajet që nxitën dyshimet për ndarjen e çiftit, prindër të një djali! Nga humbja e binjakut, tek zhvendosja në Tiranë

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao kanë nxitur dyshimet se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Çifti, të cilët janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë një djalë së bashku, nuk ndiqen më në rrjetin social Instagram.

shpat kasapi selvije5

 

 

Ndërkohë dyshimet janë nxitur nga një postim i partneres së këngëtarit, e cila shkroi në rrjetet sociale: “Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ – sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes!”

Gjithashtu edhe Shpat Kasapi, së fundmi ka publikuar një video ku tregon se së shpejti do të publikojë një baladë, ndërsa në tekst thuhej: “Nuk du me u nda, nuk du me u nda”.

selvije jao shpat kasapi4

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një krizë në marrëdhënien e çiftit apo një ndarje të tyre, ndërsa dyshja ende s’ka reaguar ndaj thashethemeve.

Kujtojmë që çifti braktisën Shkupin për t’u zhvendosur për të jetuar në Tiranë më shumë se 1 vit më parë.

Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.

Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh Shpast Kasapi në një intervistë.

Ndërsa Selvije Jao, e cila komunikon me ndjekësit nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë një rrëfim prekës muaj më parë teksa ka zbuluar djali i tyre Roeli, sot do të ishte me motër ose vëlla.

selvije jao shpat kasapi

Ajo ka treguar se ishte në pritje të binjakëve, por e humbi njërin nga fëmijët dhe iu është dashur të luftojë për të shpëtuar Roelin. Selvije Jao rrëfeu se medikamentet e marra gjatë shtatzënisë i kanë shkaktuar pasoja në shëndetin e saj dhe nuk e merr dot guximin që të bëjë fëmijë tjetër.

“Shtatzëninë e kam patur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.

Unë kam nisur shtatzëninë me binjakë, domethënë Roeli do kishte një vëlla ose motër tani, pasi e humba njërin më duhej të luftoja të shpëtoja Roelin dhe medikamentet dhe hormonet që merrja më bënë shumë keq. Por gjithmonë caktimi i Allahut xh. sh. është më i mirë sesa dëshirat tona.”

E pyetur për arsyen e zhvendosjes nga Shkupi në Tiranë u përgjigj: “Janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tirane dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje…”.

selvije jao shpat kasapi (4)

Dyshja janë njohur gjatë kohës që Selvija grimonte Shpatin dhe vajzat që ishin zgjedhur për të performuar në videoklipin e tij.

Jemi përshtatur për nga natyra, si shokë. Na ka ecur muhabeti, jemi kuptuar në shumë rrethana dhe afërsia mendoj se ndikon shumë, pastaj takimi dhe njohja me familjen. Është pak emocionuese si vajzë, por atë që ta thotë, ta thotë për mirë”,- e përshkroi Shpati bashkëshorten e tij.

shpat kasapi selvije jao (5)