FESTOJNË DITËLINDJEN NË NJË DITË/ Arbana Oasmani nuk kursehet me fjalët e ëmbla për Eduart Grishajn: Dashuri! Ti e bën botën time… – AlpeGossip
FESTOJNË DITËLINDJEN NË NJË DITË/ Arbana Oasmani nuk kursehet me fjalët e ëmbla për Eduart Grishajn: Dashuri! Ti e bën botën time…

FESTOJNË DITËLINDJEN NË NJË DITË/ Arbana Oasmani nuk kursehet me fjalët e ëmbla për Eduart Grishajn: Dashuri! Ti e bën botën time…

Regjisori i njohur Eduart Grishaj feston ditëlindjen dhe s’kishte si, që urimin më special mos ta merrte nga partnerja e tij, Arbana Osmani.

Teksa moderatorja ka postuar në Instagramin e saj një foto me njeriun e zemrës, i ka bërë atij dhe një dedikim modest në thelb, por mjaft domethënës.

Ndërsa shfaqen më të dashuruar se kurrë në foton e publikuar, Arbana shkruan përbri: “Ti e bënë botën time më të bukur. Gëzuar ditëlindjen dashuri.

Mirëpo ajo çfarë është më interesantja dhe vlen për t’u përmendur është se edhe vetë moderatorja ka ditën e saj të lindjes sot (7 maj).

Pritet të shihet në vazhdim se çfarë ka përgatitur çifti për këtë festë të përbashkët.

Kujtojmë që dy vite më parë çifti i cili gëzon dy fëmijë së bashku, kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasëm private luksoze në Toskana të Italisë.

Arbana veç Diellit dhe Zoit që kanë ardhur në jetë nga romanca me Eduartin, ka edhe djalin e madh Jonin, nga një bashkëjetesë e mëparshme. Dyshja postojë shpesh momente të bukura me tre fëmijët e tyre.