STUDIMI I FUNDIT/ Femrave ju duhet një ditë 28 orëshe për të kryer të gjitha punët – AlpeGossip
STUDIMI I FUNDIT/ Femrave ju duhet një ditë 28 orëshe për të kryer të gjitha punët

STUDIMI I FUNDIT/ Femrave ju duhet një ditë 28 orëshe për të kryer të gjitha punët

Një studim i kryer në Britani të Madhe ka arritur në përfundimin se grave ju duhet një ditë 28 orëshe në mënyrë që t`i kryejnë të gjitha punët e tyre.

Gjashtë nga dhjetë gra të anketuara kanë shfaqur dëshirën që të kenë një ditë më të gjatë se sa që është aktualisht, teksa të anketuarat thanë se një kohë shtesë prej afro 3 orë e gjysmë do të mjaftonte që ato t`ia dilnin mbanë edhe me jetën shoqërore, karrierën dhe familjen.

Janë anketuar 2 mijë gra, nga të cilat më tepër se gjysma kanë thënë se vjedhurazi koten nga gjumi në mënyrë që t`i kryejnë obligimet ditore.

Çdo e pesta ka bërë të ditur se zgjohet para orës gjashtë të mëngjesit, teksa një e katërta e tyre asnjëherë nuk bijnë në gjumë para mesnatës.

Shumica e grave mesatarisht flenë nga gjashtë orë. Kurse të rralla janë ato që flenë nga tetë orë, siç preferohet.

Një e katërta e grave të anketuara, në orët e vonë të mbrëmjes mbarojnë obligimet ditore: pastrim, hekurosje, përgatitjen e ushqimit për ditën vijuese, teksa dy të tretat zgjohen herët dhe shkojnë në punë, duke punuar edhe nga dhjetë orë në ditë.

Dr. Frauke Neuser, e cila realizoi anketimin nëpërmjet  «OnePoll.com», thotë: «Është gjithashtu e rëndësishme të ndani kohë për veten për t`u çlodhur, ngase ngutia dhe nxitimi kanë koston e tyre».