“NDIZET” SHESHI SKËNDERBEJ/ Koncert madhështor në natën e ndërrimit të viteve – AlpeGossip
“NDIZET” SHESHI SKËNDERBEJ/ Koncert madhështor në natën e ndërrimit të viteve

“NDIZET” SHESHI SKËNDERBEJ/ Koncert madhështor në natën e ndërrimit të viteve

Me rastin e ndërrimit të viteve, bashkia e qytetit të Tiranës ka organizuar ditën e sotme një koncert madhështor dhe një shfaqje të mrekullueshme fishekzjarresh, e cila do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 00:00.

Koncerti i ndërrimit të viteve do të nisë në orën 22:30 të mbrëmjes dhe në të do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës shqiptare si Evi Reçi, Ardit Çuni. Alban Nimani , West Side Family, Eneida Tarifa, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno DJ dhe DJ Vini.

Gjithashtu, gjatë spektaklit do të performojë edhe koreografi Tan Brama me trupën e tij të kërcimit.