E keni vënë re se disanjerëz të famshëm janë shumë të dashur, ndërkohë që të tjerët nuk durohen dot? Një arsye është mënyra si shfaqen në takimin e parë. Ja si mund të bëheni të pëlqyeshëm me disa marifete të vogla.
1. Vishuni si njerëz të zakonshëm. Njerëzit e famshëm i kushtojnë shumë vëmendje dukjes. Më të pëlqyeshmit vishen si njerëz të zakonshëm, kur janë larg tapetit të kuq. Jennifer Lawrence, për shembull, bën një punë shumë të mirë kur bëhet fjalë për t’u veshur si njeri i zakonshëm.
2. Bëni detyrat e shtëpisë. Oprah Winfrey përgatit 100 apo më shumë pyetje për disa prej intervistave të saj. Nuk është e thënë të shkoni aq larg, por duhet të mësoni diçka për njerëzit që do të takoni, para se ti takoni. Kjo tregon respekt për ta.
3. Jini miqësorë me të panjohurit. Sipas Daily News, nëse doni një autograf, kërkojani Johny Depp (jo Tobby Maguire). Depp bisedon me fansat dhe firmos shumë gjëra. Të qënit të mirë me njerëzit që nuk i njihni, kur nuk keni asgjë për të përfituar, është një mënyrë e garantuar për të qenë të pëlqyeshëm.
4. Jini njësoj të mirë me të gjithë. Në vend se të argëtojë vetëm ata që janë influencues në Hollywood, Taylor Sëift ftoi rreth 90 fansa në apartamentin e saj për një festë me pica. Eshtë një mësim i thjeshtë: Trajtojini të gjithë si miqtë tuaj, dhe ata kështu do të jenë.
5. Bëjini të qeshin. Komediani Norm Macdonald ndodhej në prapaskenë në telefon, kur aty kaloi Robin Williams. Williams mori telefonin – “dhe për 10 minuta mori porosinë e ushqimit kinez të mikut tim”. I bëri të gjithë të qeshnin, gjatë gjithë kohës, që është një arsye e madhe pse e donin kaq shumë.
6. Tregoni anën tuaj të brishtë. Ne mendojmë për Sheryl Sandberg si një drejtuese të fortë e të ashpër, por gjatë një fjalimi ajo nisi të qajë, teksa po fliste për humbjen e bashkëshortit dhe “mjegullën e dhimbjes”. Në një moment, ajo nuk vazhdonte dot më. Audienca duartrokiti fort, ndërsa Sandberg mblidhte veten.
7. Gjeni gjëra të përbashkëta. Jimmy Fallon duket se gjen diçka të përbashkët me këdo që interviston. Eshtë një teknikë fantastike, dhe një që i bën njerëzit të ndjehen menjëherë rehat kur janë me ju.
8. Përdorni gjuhën e duhur të trupit. Të famshmit e zgjuar kanë një gjuhë trupi të rregulluar mirë, dhe një prej më të zotëve është ish presidenti Obama, i cili projekton edhe kujdes edhe forcë kur qëndron drejt. (Donald Trump u përpoq ta kritikojë, por as ai nuk gjente dot diçka specifike për të thënë).
9. Interesohuni. Një portier në Hollywood kujtonte me kënaqësi se si Sigourney Weaver e pyeti përse dukej i mërzitur. Ishte grindur me të dashurën, dhe ëeaver ia ngriti humorin. Të pyesësh për ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve është një mënyrë shumë e mirë për t’i bërë njerëzit t’ju pëlqejnë.
10. Kushtojuni të tjerëve vëmendje të plotë. Një mik po hante në një restorant, kur kaloi Bill Clinton. Ai u ndal që të fliste me këdo që ndodhej aty, duke u fokusuar tërësisht në ato sekonda që qëndroi. Nuk është habi që shihet si person shumë karizmatik.
11. Jini vetja juaj. Mos u përpiqni të bëheni dikush që nuk jeni – shumica e njerëzve e bëjnë dallimin. Drew Barrymore, pavarësisht se është një person i rritur në Hollywood, duket shumë e sinqertë, që është një prej arsyeve pse njerëzit e pëlqejnë.