“FALEMINDERIT PËR SAKRIFICËN TUAJ”/ Arbana surprizon ekipin mjekësor të Infektivit (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“FALEMINDERIT PËR SAKRIFICËN TUAJ”/ Arbana surprizon ekipin mjekësor të Infektivit (FOTO+VIDEO)

“FALEMINDERIT PËR SAKRIFICËN TUAJ”/ Arbana surprizon ekipin mjekësor të Infektivit (FOTO+VIDEO)

Moderatorja Arbana Osmani ka surprizuar këtë të Hënë ekipin mjekësor të Infektivit. Ajo ka gatuar për ta 100 Tiramisu dhe më pas ua ka dorëzuar personalisht.

Arbana ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video ku shihet duke iu shpërndarë mjekëve dhe infermierëve ëmbëlsirat. Moderatorja i ka falenderuar për sakrificën e pafund që po bëjnë këtë periudhë, duke qëndruar në front të parë me Koronavirusin.

“Kënaqësi e veçantë për mua të gatuaja 100 Tiramisu surprizë për ekipin mjekësor te Spitalit Infektiv në QSUT, dhe t’jua servirja sot në pushimin e drekës në oborr. Faleminderit pafund për sakrificën tuaj (Para se të filloni ju policia e instagramit, maskat janë hequr vetëm pak sekonda kur kemi shkrepur foto e video kujtim)”, ka shkruar Arbana krahas videos.