“NË VEND TË ADELËS”/ Miku i saj tregon detajet e koncertit: Do i vijmë në ndihmë një vajze nga… – AlpeGossip
“NË VEND TË ADELËS”/ Miku i saj tregon detajet e koncertit: Do i vijmë në ndihmë një vajze nga…

“NË VEND TË ADELËS”/ Miku i saj tregon detajet e koncertit: Do i vijmë në ndihmë një vajze nga…

‘’Në vend të Adelës’’, është nisma më e fundit që do t’i mundësojë një vajze të re që ëndërron shkollimin një burs të plotë në një Universitet të Tiranës.

Nisma është ndërmarrë nga miku i ngushtë i gazetares Adelajda Xhamani, si një ‘in memoriam’ në ditëlindjen e 32-të të gazetares, e cila u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme një vit më parë.

Ai bashkë me Adelën e kishin menduar prej kohës kur Adela ishte në jetë, ndërsa tani do të vazhdojnë para me ndihmën e shumë miqve të tij artistë.

Rexho u shpreh se shembulli që ka lënë pas Adela është ai i një vajze që u përkushtua shumë për të arritur qëllimet e saj në jetë dhe për të thyer menatlitetin e qytetit të mbyllur ku ajo jetonte,  Kavajës.

Vajza që do të përfitojë bursën do të jetë po nga ky qytet, ajo do të vijë vitin e ardhshëm në kryeqytet dhe do të ketë të garantuar bursën në një universitet privat.

“Nuk është e lehtë që të flasësh për një vit pa Adelën, ne ndanim bashkë edhe një projekt mediatik, dhe për këtë shkak nuk ka qenë e lehtë rruga për të. Pas një muaji pushim që revista nuk postoi asgjë, mua më është dashur kohë që të ridimensionoja ekipin, projekti online ishte i yni dhe i përbashkët. Unë besoj që kemi bërë një rrugë të mirë në shembullin që Adela la, dhe kemi bërë një rrugë të mirë. Ka qenë e vështirë dhe pa Adelën shoqe ky vit, ka qenë shumë e vështirë kur nuk ke një njeri që të ndash shqetësimet, dhe të të dëgjojë , një njeri me të cilin mund të zihesh”, u shpreh Rexho.

Është një projekt që unë dhe Adela kishim planifikuar ta nisnim bashkë, kushtuar vajzave që jetojnë në qytete të vogla, që janë të ndrydhura nga realiteti. Ajo donte shumë që përmes modelit të saj t’i jepte frymëzim çdo vajze që si ajo donin të kishin sukses. 

\Ky projekt po shkon përpara nga unë dhe miq të tjerë që më janë bashkuar rrugës. Është një koncert humanitar që ka për qëllim sigurimin e një burse për një vazë province që ëndërron lirinë, të ketë jetën e saj dhe të jetë e suksesshme. Në këtë vit të parë ne kemi vendosur t’ia japim një vajze nga Kavaja. Koncerti do të mbahet më 12 nëntor në Art Turbina në Tiranë. Biletat kanë dalë në shitje që sot”, tha Eraldo Rexho në studion e Fax News.

Artistët që do të performojnë në koncertin ‘’Në vend të Adelës”: