ARBANA BËRI 100 TIRAMISU PËR EKIPIN E INFEKTIVIT/ Xhemi Shehu: Unë mezi… (FOTO) – AlpeGossip
ARBANA BËRI 100 TIRAMISU PËR EKIPIN E INFEKTIVIT/ Xhemi Shehu: Unë mezi… (FOTO)

ARBANA BËRI 100 TIRAMISU PËR EKIPIN E INFEKTIVIT/ Xhemi Shehu: Unë mezi… (FOTO)

Arbana Osmani suprizoi këtë të Hënë ekipin mjekësor të Infektivit. Ajo kishte gatuar për ta 100 tiramisu, të cilat ua shpërndau personalisht. Moderatorja publikoi një video në profilin e saj të Instagramit ku tregonte gjestin e veçantë.

Në lidhje me suprizën e Arbanës, ka reaguar dhe mikesha e saj, Xhemi Shehu. Ajo ka publikuar disa foto ku shihet moderatorja duke shpërndarë ëmbëlsirat dhe stafi i Infektivit. Xhemi përgëzon Arbanën që ka menduar për më të mirët.

Po ashtu ajo ka shkruar se teksa vetë mezi bën katër tiramisu, Arbana arrin të bëjë 100. “E ndërsa unë mezi bëj 4 tiramisu, Arbana bën 100 të tilla pa asnjë problem. Ç’të them më shumë se je më e mira dhe ke menduar për më të mirët”, shkruan Xhemi.