PAS PUTHJES ME ARJOLËN/ Gruaja e Ilirit do vijë në Tiranë dhe ka diçka për t’i thënë aktores së njohur – AlpeGossip
PAS PUTHJES ME ARJOLËN/ Gruaja e Ilirit do vijë në Tiranë dhe ka diçka për t’i thënë aktores së njohur

PAS PUTHJES ME ARJOLËN/ Gruaja e Ilirit do vijë në Tiranë dhe ka diçka për t’i thënë aktores së njohur

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, ka dhënë herë pas here intervista për mediat shqiptare. Ditën e djeshme, ajo ka qenë në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka folur për finalen e bashkëshortit të saj.

Ajo u pyet sërish për puthjen e shumë përfolur mes Ilirit dhe Arjola Demirit, për të cilën tha se nuk është aspak xheloze. Madje shtoi se me aktoren e njohur mund të pijë një kafe me të

Pjesë nga intervista:

Si po të duket fakti që Iliri është finalist, e pas pak ditësh mund ta përqafosh?

Jam e lumtur për të se e meriton të jetë në finale dhe e lumtur se do të kthehet në shtëpi më në fund.

Do kthehet direkt në shtëpi apo do vish ti në Shqipëri?

Unë vij në Tiranë për finalen dhe do të rri për pak ditë. Pastaj unë do kthehem në Romë për punë, ndërsa ai nuk e di. Do ta shohim.

Ke parë me kujdes se çfarë ka ndodhur këto kohët e fundit?

E kam ndjekur, por mund të më ketë kaluar ndonjë gjë, se ju shqiptarët flisni shpejt dhe nuk e kuptoj

Po puthja të kaloi?

Jo. E kam parë. Është folur shumë për këtë puthje. Por në të vërtetë nuk ka asgjë për të folur, pasi është pjesë e një skene. Nuk jam ndjerë aspak xheloze.

Më kë do kishe zgjedhur me banorët aty, përveç Ilirit, që do pije një kafe?

Me finalistët? Me të gjithë, të them të vërtetën, se më pëlqen të kuptoj nga secili prej tyre si e mendojnë dhe e kanë përjetuar këtë eksperiencë. Ndoshta personi i parë do ishte pikërisht Arjola.

Do kishe pranuar të hyje në shtëpinë e BB VIP, njësoj si Iliri?

Nuk e di. Unë nuk e di nëse mund të qëndroj kaq shumë larg nga vajza. Do të ishte një sfidë e madhe për mua.