A DO E LEJONTE BENIADËN “TA PREKTE” NJËSOJ SI XHEISARA? Arbri habit me përgjigjen – AlpeGossip
A DO E LEJONTE BENIADËN “TA PREKTE” NJËSOJ SI XHEISARA? Arbri habit me përgjigjen

A DO E LEJONTE BENIADËN “TA PREKTE” NJËSOJ SI XHEISARA? Arbri habit me përgjigjen

Arbër Sulstarova është një nga ish-banorët e “Big Brother VIP”, qëndrimi i të cilit nuk zgjati shumë në shtëpi. Por edhe pse qëndroi pak, tenisti i njohur mori vëmendje të madhe nga publiku për debatin e famshëm me Xheisarën dhe nominimin Donald-Einxhel-Trixa.

Kujtojmë se Arbëri i kërkoi Xheisarës gjatë qëndrimit në shtëpi që ajo “t’i mbante larg duart” prej tij, pasi sipas tij e kishte tepruar disa herë me prekje të papërshtatshme.

Ata patën një debat në dhomën e rrëfimit, ndërsa diskutimi mori përmasa akoma më të mëdha kur u përfshinë edhe banorët e tjerë.

Mirëpo, do ta lejonte Beniadën ta prekte njësoj siç bëri Xheisara? I ftuar në emisionin “Braking Top News”, ish-konkurrenti ka habitur me përgjigjen e tij, teksa është shprehur:

“Në fillim jo, mbase po ta njihja me shume do e lejoja, deri ne një kufi…”. Rikujtojmë se Beniada është finalistja e dytë zyrtare e “BB VIP”, ndërsa mbrëmjen e sotme do të shpallen edhe dy finalistët e tjerë.