“NUK MË PËLQEJNË…”/ Salsano-Beniadës: Nga të gjithë, strategji ke pasur vetëm ti – AlpeGossip
“NUK MË PËLQEJNË…”/ Salsano-Beniadës: Nga të gjithë, strategji ke pasur vetëm ti

“NUK MË PËLQEJNË…”/ Salsano-Beniadës: Nga të gjithë, strategji ke pasur vetëm ti

Darka e mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka qenë shumë e veçantë për banorët.

Për të vizituar yjet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, erdhën disa nga miqtë e tyre por njëkohësisht edhe personazhe shumë të dashur për publikun.

Ermal Mamaqi, Agron Llakaj, Xhemi Shehu, Flor Gjini, Salsano Rrapi dhe Fiorentina Halili, sollën një atmosferë krejt ndryshe në shtëpi, të cilën nuk e shijuan vetëm ata por edhe publiku.

Salsano në një bisedë me Beniadën i thotë asaj se nga të gjithë banorët strategji për lojën ka pasur vetëm ajo.

“Ndryshe nga gjithë këta të tjerët strategji ke pasur vetëm ti, nuk krijove kurrë konflikte të forta vetëm të lehta”, i tha Salsano, të cilit modelja e njohur iu përgjigj: “Në jetë nuk më pëlqejnë konfliktet dhe nuk kam qejf të përfshihem”.