PAS 18 MUAJSH LIDHJE/ Fejohet çifti i famshëm (FOTO) – AlpeGossip
PAS 18 MUAJSH LIDHJE/ Fejohet çifti i famshëm (FOTO)

PAS 18 MUAJSH LIDHJE/ Fejohet çifti i famshëm (FOTO)

Këngëtarja Ellie Goulding dhe i dashuri i saj Casper Jopling pas një romance 18 mujore kanë njoftuar se e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me fejesë. Lajmin e angazhimit të tyre e kanë dhënë nëpërmjet një njoftimi në “The Times” ku thuhet se Ellie Goulding dhe Casper Jopling tashmë janë zyrtarisht të fejuar.

“Çifti donte që t’iu tregonte fillimisht miqve dhe familjarëve të tyre dhe njerëzit e tjerë nuk do ta merrnin vesh sepse emri i saj i vërtetë është Elena. Ajo është mbi hënë dhe nuk është ndjerë kurrë kaq e lumtur”, ka thënë një burim për “The Sun”.

31-vjeçarja Ellie dhe Casper prej disa kohësh jetojnë së bashku dhe e ndajnë kohën e tyre midis New York-ut dhe Londrës.

Ata së fundmi janë fotografuar së bashku në 16 korrik në New York, por në gishtin e saj nuk u vu re të kishte ndonjë unazë.

Këngëtarja e njohur vite më parë ka qenë e lidhur edhe me Princ Harry-n, një romancë që nuk zgjati shumë.