Gjatë një bisede virtuale me 857 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, Kiara Tito ka vendosur që të ndajë me ta sekretin e rënies në peshë.
Teksa në “Instastory” ka lënë një kuti që ndjekësit të bëjnë pyetjet e tyre, ata kanë treguar se janë kuriozë të dinë sa më shumë gjëra rreth moderatores së njohur.
Fansat e kanë pyetur në lidhje me bashkëshortin e saj, Luiz Ejlli apo dhe vajzën, Luna Mari.
Por ka patur nga ata që i kanë bërë komplimente dhe njëkohësisht i kanë bërë edhe një pyetje. Një ndjekës ka qenë kurioz të dijë se si Kiara Tito ka rënë në peshë.
“Si ke humbur kilogramë, na trego sekretin, po shkëlqen”, i shkruan dikush
Ndërkohë modetatorja e “Portokallisë”, ka zbuluar se nuk përdor ndonjë dietë strikte, por është gjenetika faktori kryesor. Kiara shton më pas se ka pirë ujë dhe ka lëvizur çdo ditë.














