MË I KËRKUAR SE FUSTANET/ Ja çfarë po veshin gjithë gocat e famshme këtë sezon – AlpeGossip
MË I KËRKUAR SE FUSTANET/ Ja çfarë po veshin gjithë gocat e famshme këtë sezon

MË I KËRKUAR SE FUSTANET/ Ja çfarë po veshin gjithë gocat e famshme këtë sezon

Prej kohësh, eventet në Hollywood kanë qenë sinonim i fustaneve ekstravagante, saten, tyl, funde që rrëshqasin nëpër tapetet e kuq e detaje dramatike që mezi lëvizin. Por ditët e fustaneve si zgjedhja e vetme “e duhur” për një event zyrtar duket se kanë marrë fund.

Gocat e famshme kanë një plan tjetër dhe shumë më fantastik: kostumet me vija janë rikthyer dhe po përjetojnë momentin e tyre më të fortë.

Nëse nuk je tip që pëlqen të veshësh fustane, jemi bashkë! Do të lumturohesh kur të mësosh që shumë prej yjeve më me stil të momentit po i zëvendësojnë me këtë trend të ri që është njësoj elegant, por shumë më modern.

100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin

Greta Lee është një ndër të parat që e përqafoi trendin si një yll i vërtetë. Aktorja u pa së fundmi me një kostum me vija. Ajo e stiloi setin me një këmishë neon të verdhë dhe një palë këpucë të sheshta balerina të zeza. Kombinim i guximshëm, por i freskët dhe shumë larg pritshmërive klasike për look-un e tapetit të kuq.

100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin

Ndërsa Greta e interpretoi në mënyrë më casual, të tjera vajza të famshme si Leslie Bibb shkuan për një version më të sofistikuar. Ajo zgjodhi një kostum të prerë mirë me pantallona të gjera, ndërkohë që Miley Cyrus e solli trendin në mënyrën e saj tipike, stil rockstar-i, pa shumë rregulla, por me shumë personalitet.

100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin

100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin

Drew Barrymore, ndërkohë, zgjodhi një set fund-xhaketë, të kombinuar me një kravatë të shkurtër dhe një çantë në formë qeni (po, një çantë në formë qeni!).

100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin
Nëse ke një kostum me vija në garderobë, mos e anashkalo!

100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin

Një nga gazetaret që shkruante për këtë trend tha se kishte një të tillë që nga koha e universitetit dhe tani mezi pret ta rikthejë në lojë. Dhe s’e fajësojmë, ky është momenti i tij.

100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin

Nëse do të provosh diçka ndryshe në daljen e radhës, por s’je gati të eksperimentosh shumë, ky është trendi që ia vlen të provosh. Mund ta bësh të duket formale, por edhe *qejf*. Mund ta veshësh me taka, por edhe me atlete. Me këmishë, bluzë të shkurtër apo bust. I vendos ti rregullat.

100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin100 herë më mirë se fustanet! Ja çfarë po veshin