“ËSHTË BËRË PJESË E IMJA”/ Klea Huta sapo na tregoi se po vuan prej kohësh nga simptoma e Covid-19 – AlpeGossip
“ËSHTË BËRË PJESË E IMJA”/ Klea Huta sapo na tregoi se po vuan prej kohësh nga simptoma e Covid-19

“ËSHTË BËRË PJESË E IMJA”/ Klea Huta sapo na tregoi se po vuan prej kohësh nga simptoma e Covid-19

Klea Huta ka zbuluar para disa kohësh se ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Moderatorja ndau me ndjekësit eksperiencën e saj dhe ka treguar se gjëja më e tmerrshme ishte që nuk mund të nuhaste dot asgjë. Ajo u shpreh se nuk mund të nuhaste as erën e vogëlushit të saj, Krid dhe se kjo gjendje vazhdoi për shumë gjatë

Mirëpo Klea tha se në momentin që mendoi se po i rikthehej normalitetit, diçka tepër e çuditshme i ndodhi. Ajo tregoi se disa ushqime i duket sikur kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale. Moderatorja tha se është shumë gjë e shpifur dhe se e ka kapur paniku, ndaj duke e ndarë shqetësimin ka dashur të kuptojë se çfarë po i ndodh dhe nëse janë përballur dhe të tjerët me këtë problem.

Së fundmi, moderatorja ka realizuar me ndjekësit e saj një bashkëbisedim virtual, ku ka treguar se edhe pas kaq shumë kohësh, shija “e tmerrshme” nuk i ka ikur akoma.

“Ajo shija e tmerrshme e disa prej ushqimeve pas Covid-19, ju ka ngelur akoma? Nëse po, çfarë përdorët?”, i shkruan një ndjekës.

“Nuk më ka ikur shija e tmerrshme ende. Thjesht kam mësuar të jetoj me të. Është bërë pjesë e imja. Parosmia quhet dhe mund të zhduket 1-3 vjet. Unë shquhem për “qime derri” dhe mund të jem pjesë e 3-vjeçarit. Është për të qarë në fakt. Po kjo është e keqja më e vogël”, i është përgjigjur moderatorja.