“TI JE LEGJENDA JONË DHE…”/ Sara Hoxha prek me dedikimin kushtuar gjyshit të saj i cili ka ndëruar jetë (FOTOT) – AlpeGossip
“TI JE LEGJENDA JONË DHE…”/ Sara Hoxha prek me dedikimin kushtuar gjyshit të saj i cili ka ndëruar jetë (FOTOT)

“TI JE LEGJENDA JONË DHE…”/ Sara Hoxha prek me dedikimin kushtuar gjyshit të saj i cili ka ndëruar jetë (FOTOT)

Ditën e djeshme, mjeshtri shqiptar i cirkut, Telat Agolli bëri 4 vite që ka ndërruar jetë. Në këtë ditë, partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha zbuloi nëpërmjet një postimi në Instastory se Telati ka qenë gjyshi i saj.

“Janë bërë 4 vite tashmë dhe unë ende nuk mund ta besoj që nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe do të jesh gjithmonë gjysh!”, shkroi Sara krahas fotove të gjyshit, nga koha kur punonte në Cirkun Kombëtar.

“Krenohesha kur thoja që jam mbesa jote”, shkroi ajo në një foto tjetër.

Telat Agolli ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në SHBA. Ai ishte ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist.