Në fillim të muajit maj “Iconstyle” zbuloi se Ilda Bejleri është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Sipas këtyre burimeve moderatorja është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe po pret një vajzë.
Së fundmi, Ilda ka reaguar për herë të parë duke publikuar një foto ku i duket barku i rrumbullakosur. Ajo shfaqet duke mbajtur në dorë një pijë, por e ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për pije alkoolike.
“Është thjeshtë Rose Lemonade”, ka shkruar moderatorja, e cila nuk mund të konsumojë alkool për shkak të shtatzënisë.